Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se e njeh Sali Berishën si kryetar.Bardhi tha se, Berisha është zgjedhur me vullnetin e anëtarëve të Partisë Demokratike.
Ai u shpreh se mendimi i tij nuk është shumicë në PD dhe Berishën kryetar ka vendosur ta njohë për shkak se ideja për lidership të ri ka dështuar.
“Po e njoh, vullnetin e anëtarëve të partisë. Unë kam një pozicion, të kryetarit të grupit të PD-së, që jam zgjedhur me vullnet. Betejat e mia dhe çdo vendimmarrje nuk e kam lidhur kurrë me titujt personalë. Në dy vite dështova për idenë time për një lidership të ri, tani i jam bindur vullnetit të shumicës. Mendimi im nuk është shumicë në PD”, theksoi kreu i Grupit Parlamentar të PD-së.