Propaganda përballë fakteve, arsimi jopublik

Artur LAZRI, PhDc

Cilësia dhe shërbimet e IAL-ve Jopublike

Disa IAL-e private përparojnë faktikisht si IAL-e cilësore në Shqipëri.
Në rankime nuk përfshihen, sepse janë institucione të vogla krahasuar me IAL-et publike me shumë studentë.
Në një sondazh që organizoi vetë ASCAL -i me studentët, u vu re se ata vlerësuan se IAL-et private afrojnë cilësi më të lartë të shërbimeve për ta.

Rekrutimet e mësuesve dhe pedagogëve

Pedagogët e rinj që janë kthyer nga jashtë kanë gjetur mundësi të punësohen nga IAL-et private, shpesh për shkak të mbylljes së dyerve të IAL-ve publike.
Shkollat dhe IAL-et private kanë punësuar mbi bazën e meritës, mësues e pedagogë të diskriminuar në arsimin publik për shkak të bindjeve politike.

Ndërkombëtarizimi dhe projektet e BE-së

Mjaft IAL-e private po ecin më shpejt në rrugën e ndërkombëtarizimit, sepse nuk vuajnë nga burokratizimi, parazitizmi dhe politizimi.
Janë shumë më të suksesshme në projektet e BE, etj.
Partneritet e bashkëpunim në projektet ndërkombëtare të njësive vendore.

Rankimi dhe akreditimi

Sipas Webometric, universiteti i parë shqiptar në renditjen botërore të universiteteve, është Universiteti i Tiranës në vendin e largët të 4046-të.
Për të kuptuar nivelin dhe krahasimin e universiteteve shqiptare me universitetet e tjera ballkanike, shohim renditjen rajonale ku kryeson Universiteti i Beogradit në vendin e 438-të, Universiteti i Shën Kirilit dhe Metodi i Shkupit në vendin e 1598-të, Universiteti i Sarajevës në vendin e 1568-të, Universiteti i Malit të Zi në vendin e 1727-të, etj.
Me investimin propagandë prej 2,3% të PBB të qeverisë për arsimin publik, dy herë më pak se mesatarja e vendeve të evropiane, si dhe problematikat e tjera shoqëruese, nuk kemi asnjë kapacitet real të konkurrojmë me universitetet e tjera rajonale e më gjerë.
Ka raste të akreditimit të IAL-ve jo publike nga kompani serioze ndërkombëtare, por që nuk njihen në Shqipëri nga bordi i akreditimit.

PD MBRON ARSIMIN PUBLIK E JO PUBLIK SI INTERES STRATEGJIK KOMBËTAR

PD, mbrojtëse e interesave kombëtare

1. Në parim, PD duhet të ridimensionojë politikat, për të vlerësuar më mirë, kontributin e arsimit privat në shkollimin e nxënësve dhe studentëve. Që këtu arsimi privat meriton politika mbështetëse dhe jo diskriminuese, patjetër që shkollat dhe IAL-et private të përmirësohen dhe të rritin cilësinë.

  1. PD e kundërshtoi dhe është kundër taksimit të dyfishte të familjeve të nxënësve dhe studentëve përmes vendosjes së TVSH-së.
  2. Ne jemi kundër diskriminimit të pedagogëve të IAL-ve private në fondet e kërkimit. ata duhet të kenë të drejta të barabarta si kolegët e IAL-ve publike për të marrë mbështetje për projektet e tyre të kërkimit, sepse edhe ata gëzojnë lirinë e kërkimit.
  3. Ne mendojmë se qeveria duhet të mbështetë me fonde edhe IAL-et private, për të reformuar ofertën e tyre akademike dhe për të afruar programe prioritare studimi që rritin punësimin e të rinjve dhe i shërbejnë direkt zhvillimit të sektorëve dhe degëve të ekonomisë së vendit.

About Redaksia

Check Also

Dokumentet/ Porti i Jahteve të Alabar në Durrës na ka kushtuar 415 mln € pa nisur ende

Nga Ola XAMA Kur qeveria dërgoi në Kuvend miratimin e projektit për ndërtimin e “Durrës Yacht …