20 Shkurti nuk është protestë vetëm e demokratëve të bashkuar, por reagim i çdo shqiptari

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka ftuar shqiptarët që t’i bashkohen protestës së 20 shkurtit, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Në takimin me banorët e Malësisë së Madhe, Bardhi theksoi se shqiptarët do protestojnë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, që po pengon punësimin dhe zhvillimin ekonomik, që ka rrënuar mirëqenien e familjeve shqiptare, dhe që po tenton të kontrollojë çdo pushtet duke ndërtuar një shtet autokrat e të padenjë për familjen europiane.

Postimi

20 Shkurti nuk është protestë vetëm e demokratëve të bashkuar, por reagim i çdo shqiptari që dëshiron të ndërtojë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tij në Shqipëri. Me këtë mesazh, i kërkova banorëve të Malësisë së Madhe që të na bashkohen ditën e martë, datë 20 Shkurt, ora 17:30, përpara Kryeministrisë.

Protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, që po pengon punësimin dhe zhvillimin ekonomik, që ka rrënuar mirëqenien e familjeve shqiptare, dhe që po tenton të kontrollojë çdo pushtet duke ndërtuar një shtet autokrat e të padenjë për familjen europiane.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Bashkia vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, Erion Veliaj!

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi gjatë fjalës në protestën që u zhvillua përpara …