Si të dallojmë “Lady Justice” nga një “shoqe e Partisë”…?!

Nga Gent STRAZIMIRI

Ky imazh quhet LADY JUSTICE (ZONJA DREJTËSI) dhe është simboli i drejtësisë, i ekspozuar në të gjitha gjykatat e botës demokratike.

Shalli në sy, peshorja dhe shpata në secilën nga duart, janë elementët që e karakterizojnë, duke patur si synim të simbolizojnë qënien e saj:

* i ka sytë të mbyllura me një shall, në shenjë objektiviteti dhe paanshmërie;

* i ka të dyja duart të zëna, me peshoren e drejtësisë dhe shpatën e autoritetit të saj.

Kështu funksionon kudo ku ka vërtetë drejtësi!

LADY JUSTICE, është paraqitur pra, si një ZONJË e hijëshme, e paarritëshme, e paprekshme, e pandikueshme, e pamiklueshme dhe e pakërcënueshme!

Me Lady Justice nuk bën dot bisedë, e as thërret dot për shkëmbim mendimesh, sepse ajo i ka sytë e mbyllura pikërisht që të mos të shohë se sa i pasur, i pushtetshëm, i “pikuar nga qielli” je!!!

Lady Justice, nuk e takon dot “për t’i shtrënguar dorën” e për “t’i dëshmuar mbështetjen”, sepse e ka të pamundur…

Që të të japë dorën, ajo duhet të lerë në tokë o peshoren, o shpatën ose të dyja bashkë (në rastin kur e përqafon ngaqë e do shumë)…

Nëse kjo ndodh, ajo që keni para syve, pavarësisht se kush dhe si jua prezanton, nuk është as LADY e as ZONJË!!!!

Është thjesht një “shoqe” nga ato që i keni njohur mirë për 46 vjet rrjesht dhe, kësisoj emërtimi “drejtësi” në vazhdim është krejt i panevojshëm, i papërshtatshëm dhe i padrejtë… sepse është thjesht mashtrim!

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Rasti Beleri tregon fytyrën e vërtetë të sistemit të drejtësisë shqiptare!

Nga Genc GJOKUTAJ Për t’u betuar si i zgjedhur nga shqiptaret në krye të Bashkisë …