Sazan Guri nga “Rruga e Shpresës”: Deri në sekondën e fundit jam opozitar dhe votoj opozitën!

Ambjentalisti Sazan Guri mori pjesë sonte në protestën pranë banesës së liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili mbahet i arrestuar politikisht nga regjimi autokratik i Ramës prej më shumë se një muaji. Guri u shpreh se deri në frymën e fundit do të jetë opozitar dhe se tek secili prej te pranishmëve shikon dritën që do të ndriçojë shqiptarët nga kjo qeveri.

“Jam bashkuar kësaj rruge që ne minutatat e para me motivin e vetëm që tek secili prej jush shoh atë dritë që do të ndriçojë shqiptarët. Te secili nga ju shoh atë shkëndijë që është e mjaftueshme për të ndezur atë flakë, që Shqipëria siç thotë perëndia nuk do të jetë pa shpresën sepse ashtu do Zoti, natyra e perëndia.

Unë kurdo-herë deri në sekondën e fundit jam opozitar dhe votoj opozitën dhe jam me atë. Dua të them se një zonë të mbrojtur që po përgatit kjo qeveri, pasi Butrintin ja dha Greqisë, këtë Butrint atë e kanë bërë në 6 gjuhë të huja.

Të dashur qytetarë meruni me historinë tuaj sepse ende nuk e dimë se çfarë jemi dhe çfarë kemi. Kjo do të thotë se ky projekt i keq me qindra milliona euro kërkon ‘të katraphanosë’ katër miliardë euro që bën Durrësi me 7 civilizime nën dhe mbi dhe.

Të gjitha këto po zhduken sa andej këndej dhe vijmë tek projekti famëkeq ku në Lezhë, ku qeveria i jep truall një populli tjetër. Asnjë centimetër tokë nuk ka të drejtë shteti ta përdorë për interesa të vet.

E mendoni dot se në cfarë gjendje jemi katandisur sot?”, tha Sazan Guri.

About Redaksia

Check Also

Skandal/ Bashkia nuk ka vende në kopshte e çerdhe për 80% të fëmijëve, i detyron të shkojnë tek privati

ESIONA KONOMI 80% e fëmijëve në moshë çerdheje dhe kopshti në Bashkinë e Tiranës nuk …