Protestë para Bashkisë Kuçovë, kryebashkiaku Hajdari largohet nga zyra

Banorët e fshatit Velagosht në bashkinë e Kuçovës kanë dalë sot në protestë në lidhje me rrugën e fshatit. Banorët kanë protestuar para derës së bashkisë së Kuçovës, duke kërkuar edhe takim me përfaqësuesit e bashkisë. Ata kanë deklaruar se rruga e fshatit të tyre ka 30-vite pa asnjë ndërhyrje dhe është totalisht e shkatërruar,duke e bërë të vështirë qarkullimin jo vetëm me mjete por edhe në këmbë.

Rruga e shkatërruar po i dëmton edhe ekonomikisht pasi-siç edhe shprehen vetë banorët-të gjitha prodhimet bujqësore po u ngelen stog pasi ata i nxjerrin në treg me mushka dhe në krah. Sipas banorëve, problematike është edhe rruga drejt varrezave të fshatit,ku makina nuk futet dot fare dhe të vdekurit ata detyrohen ti çojnë në krah për në banesën e fundit.

Banorët shprehen se, rruga e fshatit u është premtuar në çdo fushatë elektorale por më pas nuk është bërë asgjë. Banorët deklarojnë se nuk do t’i ndalin protestat por edhe do t’i përshkallëzojnë ato më tej, derisa bashkia të fillojë ndërtimin e rrugës.

Një përfaqësi e banorëve prej 3 qytetarësh ka kryer një takim me një përfaqësues të bashkisë së Kuçovës, pasi kryebashkiaku Kreshnik Hajdari nuk ndodhej brenda në institucion.

Pas daljen nga bashkia, ata thanë se atyre u ishte komunikuar se ndërtimi i rrugës së fshatit Velagosht nuk mund të bëhet brenda vitit 2024 për shkak të mungesës së fondeve.

 

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …