Salianji kërkon ndjesë për 8 janarin

Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar ndjesë për atë që ka ndodhur me 8 janar dhe reagimin e asaj dite. Salianji e bëri deklaratën në emisionin “Opinion” duke e konsideruar atë ditë si një nga momentet më të vështira që ka kaluar PD. Salianji tha se tashmë njihet vullneti i shumicës së demokratëve që kanë zgjedhur si Kryetar të PD, Sali Berishën. “Berisha provoi edhe në zgjedhjet e fundit lokale se ai pa vulë dhe sigël arriti të marrë mbi 500 mijë vota”, tha Salianji.
Salianji u shpreh se tashmë bashkimi i PD është real dhe se PD do të jetë bashkë në të gjitha aksionet e opozitës.

About Krye Redaktor

Check Also

Vokshi: Deputetët e EPP i informova për krimin zgjedhor dhe rrjetet e drogës

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se, PS në krahasim me vitin 2021 dhe 2023 …