Vritet me thikë 40-vjeçari në Durrës

Një 40-vjeçar u vra me thikë gjatënjë sherri në Durrës. Bëhet e ditur se, 40-vjeçari Halil Koka është qëlluar me thikë nga Ilir Koçilja. 40-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Durrësit, ndërsa autori ndodhet në arrati.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ndodhi sherri mes dy personave, që çoi në vdekjen e 40-vjeçarit. Ndërkohë, policia sqaron se autori ndodhet në arrati.

Njoftimi i policisë
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …