Analisti: SPAK s’ka kurajo të hetojë Veliajn, jo më Ramën që…

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, teksa u fol për vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë, u diskutua dhe për institucionet e drejtësisë të cilat janë ndihmuar nga SHBA.

Analisti Neritan Sejamini e quajti jo normale që Sekretari i Shteti të takojë drejtues të institucioneve të drejtësisë. Sipas tij, SPAK nuk ka kurajo të hetojë as Veliajn jo më Ramën që e takon sekretarin amerikan.

“A është normale që Sekretari i Shtetit të takojë kreun e SPAK dhe të institucioneve të drejtësisë?  Pse e bën në Gjermani? Apo Letoni? Askund nuk e bën dot.  Nëse ti je prokuror i SPAK dhe po heton Ramën, do marrësh edhe të dhënat nga Amerika. Nëse prokurori i SPAK heton Ramën dhe Veliajn, kur sheh çfarë thotë Blinken për Ramën, ndikohet? Patjetër. Prokurorët e kanë të varur shpresën nga Amerika. Kur sheh që Amerika përqafon ata që ka nën hetim, do të gjykohen ata? Ata thonë që ky Rama ka kaq shumë fuqi dhe lidhje që e takon Blinken, pra ky të zhduk sepse ka shumë lidhje dhe lobistë. Ata nuk kanë kurajo të hetojnë as Erion Veliajn, Veliaj vajti atje të dukej se ka Amerikën”, tha Sejamini.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …