Berisha: Edhe në praninë e sekretarit Blinken, për bufatorin e Beogradit nuk ishte Serbia problemi i rajonit, por Kosova!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, edhe në praninë e sekretarit Blinken, për këtë bufator të Beogradit nuk ishte Serbia problemi i rajonit, por ishte Kosova. Berisha iu drejtua Ramës, o tradhtar, 20 shkurti po vjen!

“Edhe dje në praninë e sekretarit Blinken, për këtë bufator të shpifur të Beogradit nuk ishte Serbia problemi i rajonit, por ishin shqiptarët, ishte Kosova.

O tradhtar, 20 shkurti po vjen, shqiptarët do të japin ty, atë që meriton.

Miqtë e mi!
Në rast se duam këtë komb, duam fëmijët tanë, duam veten tonë, dua të ndalemi dhe të mendojmë se Shqipërinë e bëjnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët, se drejtësinë e bëjnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët.

Se demokracinë në Shqipëri, e ndërtojnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët.

Ndaj dhe të besojmë tek njëri-tjetri. ADN-ja shqiptare, idealet e lirisë së shqiptarëve, por mbi të gjitha dinjiteti i qytetarëve shqiptarë, dhe me 20 shkurt të mblidhemi sepse 20 shkurti është fundi i tiranëve, është dita në të cilën shqiptarët përmbysin tiraninë.

Rrofshi ju!
Le ta bëjmë 20 shkurtin ditën e dinjitetit tonë, ditën e guximit tonë, ditën e trimërisë tonë, ditën e idealeve tona, ditë e demokracisë, ditën e shpresës për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si SPAK mbështeti Ramën në zgjedhje, akuza falso për Bardh Spahinë mbrojti Becin që e kishte nën akuzë!

Gjatë fushatës elektorale në Shkodër opozita ishte e rrethuar edhe nga bandat edhe nga SPAK. …