Duka: Të bashkuar jemi më të fortë përballë kësaj mazhorance!

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka tha se, sot formalizohet bashkimi i opozitës në një federatë. Në fjalën e tij në takimin e partive opozitare, Duka thotë se “nëse bashkohemi jemi më të fortë përballë kësaj mazhorance”. Sipas Dukës, bashkimi bëhet rreth ideve dhe jo individëve dhe ajo që na bashkon thekson kreu i PS është edhe reforma zgjedhore.

“Sot mblidhemi për të formalizuar bashkimin e opozitës. Disa kohë më parë partitë aleatë kanë paraqitur një platforme bashkimi. Ne i kemi bërë ftesë të gjithë partive opozitare, shumica iu janë përgjigjur, të tjerat ndoshta shpresoj ti përgjigjen ftesës. Besoj që të gjithë jemi dakord se nëse bashkohemi jemi të fortë përballë një megamazhorance. Bashkimi bëhet rreth ideve dhe jo individëve, që të ndërtojmë një axhende të përbashkët opozitare si dhe ideve që na bashkojnë siç është reforma zgjedhore”, tha Duka.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Korporata e drejtësisë në operacionin “Shpëtoni ushtaren Irena” vonohet edhe 15 muaj të tjerë!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarabër Malltezi, në një postim të tij …