Berisha: Pavarësia e Kosovës u shpall në Tiranë, përshëndetjet më të zjarrta për presidentin Xhorxh Bush

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Pavarësia e Kosovës u shpall në Tiranë, përshëndetjet më të zjarrta për presidentin Xhorxh Bush. Berisha tha se, Kosova vjen në këto 16 vite, vendi më i lirë i rajonit.
“Në asnjë rrethanë nuk u tërhoqëm kurrë, përkundrazi bëmë gjithçka në mbështetje që çështja e Kosovës të shndërrohej në çështje në samite ndërkombëtare, në kancelaritë më të mëdha të Europës dhe të botës.
Do të ishte rezoluta e sponsorizuar nga Shqipëria në OKB e vitit 1994, e votuar nga 137 vende, që i njihte popullit të Kosovës të drejtën e vetëvendosjes, e cila do përbënte ligjin ndërkombëtar për Marrëvesjen e Rambujesë dhe për të gjitha aktet e tjera ndërkombëtare që sollën pavarësinë e Kosovës.
PD mbështeti e palëkundur luftën çlirimtare, me moton ‘një komb, një qëndrim’.
Ne dhamë një ndihmë të pazëvendësueshme shqiptarëve në Kosovë në betejën e tyre.
E vërteta është, pavarësia e Kosovës, e cila qëndron mbi gjakun, sakrificën e dhjetëra, qindra mijëra luftëtarëve të lirisë, shpirtin e pamposhtur, luftërat nga 860 në 990 të qytetarëve të saj, u shpall në Tiranë nga presidenti Xhorxh Bush.
Ndaj dhe unë dua t’i përcjell atij miku të madh të kombit në këtë ditë, përshëndetjet më të zjarrta.
Sikundër dua të shpreh mirënjohjen për Aleancën e Atlantikut të Veriut, vendeve anëtare, presidentit Klinton që udhëhoqi betejën ajrore kundër Millosheviçit.
Miqtë e mi, Kosova vjen në këto 16 vite, vendi më i lirë i rajonit.
Kosova vjen në këto 16 vite, vendi me demokracinë më të konsoliduar, qytetarët e saj votojnë të lirë. Qeveritarët e saj japin llogari para qytetarëve dhe zgjidhen me votën e lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lul euroatlantiku bën një postim në facebook, tregon çfarë do bëjë kur të jetë kryeministër

Taksa e sheshtë 9% do ti jep fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen. Këtë …