Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi zhvilluan sot në mesditë një takim me demokratët në Elbasan. Gjatë takimit, Noka u shpreh se, Shqipëria ka ecur drejt greminës dhe se vendi varet nga humori i një njeriu të vetëm, Edi Ramës.
“Shqipëria ka ecur drejt greminës. Nuk jemi në një shtet ku nuk respektohen institucionet, qytetarët e ligjet. Jemi në një shtet të një njeriu, ku jeta e gjithkujt varet nga humori i një njeriu, i Edi Ramës, është rreziku serioz për demokracinë dhe të ardhmen e këtij vendi.
E kemi parë çfarë është në gjendje të bëjë me taksat tuaja, aferat e tij në 10 vite kanë qenë të tilla sa nuk kemi mundur t’i denoncojmë të gjitha. E gjithë panorama 10-vjeçare e këtij njeriu ka vetëm një fytyrë, atë kriminale, Ka ardhur koha ti themi stop Ramës dhe regjimit të tij. Rrëmbeu portin e Durrësit, ia dha një arabi me hije të dyshimta, pas të cilit fshihet vetë.
Është koha që të ngrihemi dhe t’i japim përgjigje Ramës e regjimit të tij. Askush nuk ka as më të voglin iluzion se Rama do të përgjigjet dhe do të marrë atë që meriton. Për inceneratorin e Tiranës, Veliaj duhet të përgjigjet e të shkojë para drejtësisë. Edhe Gentian Llataj, i zhytur në krim korrupsion, e batak po vazhdon e kullandriset vetëm e vetëm se ka drejtësi me regji dhe regjisori i kësaj drejtësie është Rama.
Berisha që ka qeverisur këtë vend me duart më të pastra, simbol i antikorrupsionit është i burgosur politik sepse s’ka drejtësi të re. Është atje sepse tha të vërteta të mëdha, ndaj Rama nuk e duroi dhe dha urdhër për arrestimin e tij”, u shpreh Noka.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi tha se, së fundi bashkimi i PD dhe i Opozitës është sinjal i realizimit të shpresës së madhe.
“Elbasani duhet ti prijë protestës së 20 shkurtit. Do të jemi ne në këtë sallë e shume më shumë qytetarë. Sepse qytetarët e Elbasanit kanë shumë për të protestuar. Kanë shumë arsye për të reaguar. Edhe pse një zonë me kaq shumë burime, me njerëz kaq punëtor, Elbasani është në hartën e qyteteve ku varfëria po u pamundëson jetën shumicës së qytetarëve.
Kam bindjen e plotë se strukturat e partisë dhe qytetarët e Elbasanit që na janë bashkuar në takimin e sotëm do të ftojnë në protest jo thjesht demorkatët, por cdo qytetar. 20 shkurti nuk është protest e demokratëve, nuk është protestë e PD, por është protestë e cdo qytetari që don të jetoj në shqipëri dhe e don të ardhmen e familjes së tij.
Nuk dua ta zgjas shume. Fjalët I kemi pas të madha gjatë gjithë këtyre viteve sa dhe ju kemi lodh! Tani është koha për verpim. Tani është koha që të jemi të gjjthë bashkë. Ne jemi të nderuar që ju kemi në krah dhe ne do jemi në krahun tuaj për të bërë gjithcka që Pd të kthehet force fituese, në forcën që udhëheq Shqipërinë drejt Europës.
Ju përshëndes të gjithve dhe shihemi më 20 shkurt, ora 17:30, para Kryeministrisë!”, tha ndër të tjera Bardhi.
Ndërsa nënkryetari i PD, Luçiono Boçi gjatë fjalës së tij deklaroi se, do ta shpëtojmë Demokracinë në shembullin e bashkimit të shumëpritur.
“20 Shkurti do jetë i veçantë se do jetë protesta më e madhe në histori që do bëjë bashkimin e madh”, tha Boçi.