Më 20 Shkurt dita e llogaridhënies!

Lisandër Hoxha, anëtari i këshillit kombëtar në PD, në protestën e mbajtur kundër arrestimit politik të liderit të opozitës është shprehur se me 20 shkurt do të jetë dita e llogaridhënies për rilindjen.

Hoxha ka theksuar se Rama do të ketë fatin e Gruevskit por me një ndryshim sepse nuk do të mund të arratiset dot.

“Jam sot këtu për një mesazh që lidhet me datën 20 shkurt. Ti njoftojmë rilindësit që fillon me 230 shkurt dita e gjykimit për partinë e krimit për të zezat që i kanë bërë Shqipërissë dhe shqiptarëve.

20 shkurti është një ditë që ne demokratët të mos vijmë vetëm por të marrim dhe komshiun me vete sepse përmes masivitetit do ti tregojmë mbarë botës sovrani flet dhe është në rrugë.

Çfarë duhet të bëjë më shumë Rama që ti themi stop, dal kësaj qeverie, çfarë ka më shumë populli francez, grek apo gjerman ne do të reagojmë fuqishëm për të gjitha shkeljet që rilindja ka bërë. Fillojmë me 20 shkurt dhe nuk do të ndalemi më, ju që an ndiqni në ekrane dhe emigrantët të vijnë të shpëtojnë vendin e tyre sepse nuk ka asgjë tjetër përpos përballjes. Rama do të ketë fatin e Gruevskit por ne nuk  do ta lëmë të arratiset”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Prokurori i SPAK Arben Kraja mashtroi dhe provokoi në sallë Ilir Metën

Prokurori i SPAK Arben Kraja ka provokuar presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në …