“Një dramë që do promovonte edhe budallain e fshatit ”…

Nga Alba KEPI

Pasionant-Influenceri i privatëve!

Po e nis aty ku e le Kryeministër, ndërsa kujtoni Eco-n.

E pra Edi pasionant, sic shkruan ballina e kësaj reviste që ju po na këshilloni ta blejmë, Umberto Eco ka thënë dhe se “webi, është një dramë, e do promovonte dhe budallain e fshatit si mbajtës të së vërtetës”.

Ju si kreu i një qeverie paguar cdo ditë nga populli, promovoni një media private në profilin e juaj zyrtar institucional.

E ju kujtoj se dhe ata që kujdesen për rrjetet e juaja sociale zyrtare, paguhen jo nga një media private, por nga para publike të shqiptarëve.

“Shumëçka” për cfarë shkruan e që më kujton sa keq e shkruan dhe e shpreh shqipen, janë si ato “piçëkat” e hartës së investitorëve strategjikë, “euroçkat”, “skandalçkat”, “dosjatçkat”, “plehraçkat”, “Toyotçkat”, “drejtësiçkat” që ju e qeverisja juaj është përfshirë prej 3 mandatesh.

E bukur është media e shkruar por fatkeqësisht në libraritë e Tiranës e Shqipërisë ku dikur mbahej rrallë për të blerë gazetat, sot shiten patatina e fjalëkryqe.

Me fat gazetarja botuese që ligji i qeverisjes suaj e lejon të jetë në drejtimin e një Federate Sportive Kombëtare, por dhe botuese e gazetare.

E ju në konflikt të hapur interesi, promovoni daljen në treg të një media private, kur institucionalisht vëmendje e promovim duhet t’i jepni TV Publik Shqiptar, ATSH, Agjensive Kombëtare të informacionit prej dekade në apati suksesi e referimi për shqiptarët.

Media është pushtet i katêrt i një shteti pas Atij ekzekutiv, legislativ e gjyqësor por vetëm në Shqipëri ndodh që pushteti ekzekutiv i Kryeministri të vishet si influencer web i një produkti të ri privat mediatik.

Si kreu i një qeverie paguar cdo ditë nga shqiptarët, promovoni një media private e jo pa qëllim pêrdor me egon diabolike datën 20 shkurt.

“Në prag të datës 20 shkurt…” , “sa bukur” shkruani duke kënaqur sedrën që nuk po e mbyt dot preokupimin e kësaj dite.

Do jetë një ditë e bukur EDI pasionant!

Një ditë e bukur për ndryshim e jo me faqe reviste, as me internet, e rrjete sociale, por me shqiptarë të vërtetë, pasuri e Shqipërisë sonë të mrekullueshme.

Pasioni jonë është drejtësia, ligji, flamuri, liria, e drejta!

Nuk kemi nevojë për ballina.

20 shkurti do jetë një ditë e bukur si 33 vite më parë kur rrugët e Tirabës u mbushën me shqiptarë që tërhiqnin zvarrë një diktator!

20 shkurti do jetë një ditë pasioni për anti diktatorët e për një media të lirë private e publike!

About Redaksia

Check Also

Mashtrimet e Ramës me reformën e pensioneve dhe alternativa e PD në 2025

Nga Bujar LESKAJ I ashtuquajturi “diskutim i hapur” i Ramës për pensionet është farsë dhe …