Protesta e 20 shkurtit/ Leskaj takim me strukturat e PD në Vlorë

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj së bashku me kryetarin e PD dega Vlorë, Atird Hoxha si dhe drejtues të tjerë të degës së PD Vlorë, zhvilluan takim organizativ me strukturat e Partisë në lidhje me protestën e datës 20 shkurt.

Kryefjala e takimit me strukturat e Partisë Demokratike Vlorë ishte pjesëmarrja në protestën e datës 20 shkurt, protestë e thirrur nga Partia Demokratike dhe forcat e faktorët e tjerë opozitar.

Në fjalën e tij deputeti Leskaj thekson detyrimin dhe obligimin që të gjithë anëtarët e simpatizantët e Partisë Demokratike kanë për pjesëmarrjen në këtë protestë në respekt të atyre martirëve të demokracisë përgjatë viteve 1943-1990 e themeluesve të Partisë Demokratike në qendër e Vlorë, përgjatë viteve ‘90-‘91.

Gjithashtu Leskaj theksoi dhjetra arsye përse duhet të protestojmë në datën 20 shkurt, ku në themel të çdo arsye qëndron korrupsioni dhe politikat shpopulluese të sektit Rama.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Prokurori i SPAK Arben Kraja mashtroi dhe provokoi në sallë Ilir Metën

Prokurori i SPAK Arben Kraja ka provokuar presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në …