“Drejtësia e Re” dhe Lajet e saj…

Nga Adriana KALAJA

U “motivuan” patronazhistet/ët sesi Linda e Kuvendit me mesatare 5 drejtonë këtë të fundit.

Për të mos folur pët “motivimin” që i jep Linda e Surrelit.

Më shumë këto patronazjistet – Laje brenda sistemit të “Drejtësisë së Re”.

Pasi shkatërruan me vetëdije sistemin gjyqësor, tani i është shtuar “oreksi”, dhe kërkojnë të jenë pjesë e këtij sistemi si “,gjyqtar”.

Por kjo nuk është e rastësishme.

Së pari, u bënë pjesë e Organeve të Vetingut, anëtarë me mesataren nën 8, ndërkohë që ligji në nenin 6 (foto 1), të tij e sanksionte këtë.

Kjo, për faktin se aty të futeshin Lajet e partisë (foto 2, 3, 4,5), dhe shkarkimet të bëheshin me urdhër dhe ndikim politik.

Së dyti, u bënë ndryshimet antikushtetuese lidhur me afatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë që ligji e parashikonte sesi vijonte vetingu i magjistratëve, kjo dhe me pazarin e të paburrit dhe mosmirënjohësit Lulzim Basha

Edhe kjo jo pa qëllim.

E rendēsishme ishte që të vijonte shkarkimi i magjistratëve me urdhër politik, ku mjafton të shohim se 80 % e magjistratëve të shkarkuar janë nga Veriu apo Veri-Lindja dhe se “eksperienca” e vetingashëve në sistem të ishte sa më e gjatë.

Kjo edhe për faktin se emërimi ne Gjykatën e Apelit kërkon eksperiencë 11 vjeçare dhe në Gjykatën e Lartë,15 vjeçare.

Së treti, vetë Shkolla e Magjistraturës para pak ditëve hoqi kufirin minimal mesataren 8 (foto 6), duke e bërë shumë të cënueshëm jo vetëm tiparin profesional të magjistratëve të ardhshëm, por edhe atë moral.

Kujtoj, se vetë konkurimi bënte një ndarje në kunkurim, ku pshm nga 70 konkurentë, 35 të parët ishin direkt gjyqtarë dhe 35 të dytët prokurorë, ndërkohë aë sot, gjyqtarët janë kthyer në noter të SPAK dhe jo vetëm.

Së katërti, pazaret e përfolura për gjatë gjithë këtë periudhe, që nga pagesat e majme për shtyrje date e deri te “kalimi” me sukses i vetingut, i “bindi” Lajet e partisë në “zotësinë” e tyre, pse jo të konvertoheshin në magjistrate, megjithëse nuk kishin as shkollë e as mesatare (foto 7,8).

Është me “fat” kjo punë.

Sidomos për motrat Belinda dhe Pamela Balluku si dhe e atyre që janë në rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve të Fatmir Xhafës, si Etleda Çiftja e Genta Bungo.

Dale në përgjigje thonë edhe si bashkëpuntore e “Tigrit” të drejtësisë

SPAK i di të gjitha, por për lidhjet d ndryshme që ka ne këta, ka vendosur të heshtë.

I di dhe kush biznesmen i arrestuar ka paguar shpenzimet në Dubai të disa anëtarëve të KPA, por të “hiqemi” sikur nuk e dimë.

Kështu pra, vetingashet, në një ditë të bukur shkurti, kërkojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë që e shkatërruan po vetë.

Së pesti, pse të mos ndodhë kjo përsa kohë që pezaxhiet drejtojnë Shqipërinë e kur Kryeministri edhe pa shkolle fare u jep mend politikanëve ndërkombëtar?

Madje me një humor aq të hollë sa edhe Duçja do e kish zili.

Ta gëzojmë “Drejtësinë e Re” të Lajeve të partisë.

E meritojmë.

Çfarë ka Linda e Kuvendit dhe Linda e Surrelit më shumë se Lajet vetingashe?

Madje, Lajet na tregojnë “rrugët” sesi arrihen majat në sistemin shqiptar.

Të gjitha në shërbim të pushtetit të Edvin Kristaq Rana e të gjitha pjesë e haremit të tij.

About Redaksia

Check Also

Pakësimi i popullsisë është kërcënimi më i madh për t’u asgjësuar si komb!

Nga Enver BYTYÇ! Mundet që një vend të pushtohet edhe nga një pushtues i egër. …