Nesër edhe për demokracinë!

Nga Ted KOPLIKU

Me 2 prill të 1991, nderkohë që unë i sapolindur delsha nga matarniteti i Shkodrës, rrugët e qytetit laheshin n’gjak për arsyen e vetme se regjimi i kohës nuk pranonte demokracinë dhe pluralizmit si mjet politik për rotacionin. Perballë, ishte Partia Demokratike, mbrojtsja dhe garantuesja e kësaj demokracie, e cila nuk ra nga qielli, por qe vullnet ekskluziv i saj.

Sot, 33 vite më pas, janë po ato që nuk pranojnë demokracinë dhe ne, rojtarë besnik të saj.

Misioni i jonë asht i papërmbushun, sepse edhe një here sot, nga po të njejtët kërkohet varrosja e saj. Ata e quajnë të drejtë legjitime të sundojne shqiptarët që nga krijimi i tyre në 1944, ne detyrë patriotike te garantojmë lirinë me vendos çdo qytetar që nga krijimi i jonë.

Demokracia nuk është thjesht një standart me knaq ndërkombëtarët, por ajo asht mënyr të jetuarit, mënyr të menduarit.

Pa demokraci policia kthehet zgjatim të pushtetit,

Pa dermokraci drejtësia mashë politike e këtij të fundit,

Pa demokraci ka robni e n’robri askush nuk don me jetu.

Me pak fjalë, mungesa e demokracisë e bën Atdheun vend t’pajetueshëm.

Nuk duhet të harrojmë që jemi populli i Ilirise, Dardanise e Apollonisë. Populli ma i lashtë n’Europë, që asnji pushtues nuk na ka përzënë, pikërisht sepse i kena rranjt e thella. Aq ma pak do na largojë ky pushtues e pushtet i kalbun nga brënda e nga jashte.

Prandaj, protestojme me 20 shkurt për të çuar në vend misionin qe lam në gjys në 1991, kur zhgulëm veç një statujë dhe lamë totalitarizmin si një sëmundje të pashëruar që është rishfaqur.

O sot o kurrë,

shërojmë Shqipnin nga kjo smundje dhe i kthejm dinjitetin vendit tonë. Shqipnia asht e shqiptarve. Ne jena gjallë e ne jena n’kam!

Përballe deri n’fitore!

About Redaksia

Check Also

Që të mos jemi hipokrit me veten, debitor me historinë dhe hileqar me Zotin

  Alfons Grishaj Largimi në jetën tjetër të personaliteteve politike, shkencore, letrare artistike etj shoqërohet …