Hajdarmataj: Nesër të gjithë në shesh për të rrëzuar këtë neodiktaturë!

Anëtarja e Kryesisë së PD, Mimoza Hajdarmataj i është bashkuar tubimit të përditshëm qytetar në mbështetje të kreyr të Partisë Demokratike Sali Berisha, poshtë banesës së tij.

Në fjalën e saj Hajdarma, u shpreh se qindra mijëra qytetarë do të bashkohen në shesh për të rrëzuar neodiktaturën që ka sjellë Rama.

“Po të vritet frika, askush nuk i del përballë një populli të irrituar, kundër një diktature, apo sot kundër një neodiktature. Erdhi 20 shkurti. Qindra mijëra qytetarë do të bashkohen në shesh, ta vrasim frikën, ti themi stop kësaj qeverie, kësaj neo-narko-diktature që po shpopullon.

Dr. Berishën nuk do e kemi nesër me vete, por e kemi në shpirtin tonë, në zemrat tona. Ai do na udhëheqë atje në shesh edhe njëherë siç na ka udhëhequr në vitin ’90 për të rrëzuar këtë diktaturë të re, për të rrëzuar këta që burgosin politikisht”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Media amerikane/ Rama, autokrati që përmbys zgjedhjet dhe për të cilin nuk ka vend në BE

Michael RUBIN “Washington Eximiner” Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE nën Edi Ramën Shumë …