Mbi hierarkinë e “meraqeve” intelektuale!

Iva V.GRILLO

Peticioni i fundit i nje grupi intelektualesh lidhur me sharlatanizmin nëpër ekrane (dhe i pari mesa di unë për çdo lloj teme), na jep të një lajm të mirë dhe një të keq:

Lajmi i mirë është që intelektualët shqiptarë na qënkërkan gjallë…

Lajmi i keq është që nuk dinë ku kanë kokën.

Sharlatanizmi është shumë i përhapur në mediat e shoqërinë shqiptare, ç’është e vërteta.
Por ai vjen nga lart poshtë…jo e kundërta.

Meqë e paskërkan merak sharlatanizmin qe “bën Shqipërinë qesharake në sy të botës”, le të fillojnë intelektualët shqiptarë të merren seriozisht me sharlatanizmin akut: atë në majë të shtetit.

Në daç me peticione, në daç me simpoziume…si të duan le ta bejnë, por të flasin ama.

Pasi të bëjnë këtë, intelektualët tanë do ta shikojnë se si do të firojnë dalëngadalë edhe sharlatanët e vegjël që mbushin ekranet dhe shoqërinë shqiptare.

About Redaksia

Check Also

Për Ilir Metën, ish-president, aktualisht i burgosur në burgjet politike të Edi Ramës

Nga Ndriçim KULLA Ilir Meta hyri në Presidencën e Republikës pasi kishte provuar të gjitha postet …