Ke kohë? Prit!

Eleina QIRICI

Ke kohë? Prit!
Nuk ke kohë? Sërish do të presësh!
(Partia Socialistet e Shqipërisë)
Viti 2007, muaji shkurt, Bashkia Korçë premtoi me tam-tame Kartën e Studentit.
Por Kartë nuk pamë.

Viti 2008, muaji janar, Bashkia Korçë premton sërish me shkrime dhe rrëfime objektivash Kartën e Studentit.
Por Kartë nuk pamë.
Në vitin 2011, pranverë ishte, kur mes një pedagogeje të Universitetit, pozicionuar mes gjelbërimit të Parkut “Rinia”, sërish Bashkia Korçë mes saj dhe RTSH Korça premtonte Kartën e Studentit.
Por Kartë nuk pamë.

Viti 2013, sërish Kartën e Studentit premtoi Bashkia Korçë mes gojës së kandidatit, ish nënkryetar Bashkie.
Por Kartë nuk pamë.
Në vitin 2015, sërish Kartën e Studentit premtoi Bashkia me pompozitete allá frënga.
Por Kartë nuk pamë.

Në vitin 2019, nuk kishte premtime, nuk kishte garë, por sërish shkruar mbeti objektivi “vizionar” shumëvjeçar, për Kartën e Studentit.
Por Kartë nuk pamë.
Viti 2023, u përmend mes premtimesh bombastike sërish Karta e Studentit.
Por Kartë nuk pamë.

Derisa mbërriti shkurti 2024 kur Ministrja e Arsimit dhe Kryebashkiaku i Korçës, me praninë e Rektorit të Universitetit, nënshkruan marrëveshjen për Kartën e Studentit.
Por Kartë ende nuk kemi parë.
2007-2024, 17 vite mashtrime.

6 breza studentësh, me mijëra erdhën dhe ikën nga Universiteti i Korçës dhe Kartë nuk panë, Kartë nuk prekën.
***
Socializmi është filozofia e dështimit, feja e injorancës dhe ungjilli i zilisë. Virtyti i natyrshëm i tij, është ndarja e barabartë e mjerimit (Winston Churchill).
Shënim:

1. Për Kartën e Studentit dhe pavleshmërinë e saj, do e informoj ministren e “shfaqjeve amatoreske”, publikisht këtu, që të kuptojë se çfarë do të thotë Kartë Studenti në botë dhe se çfarë palaçollëqe iu servir ajo dhe Bashkia Korçë studentëve.
2. Me ministren dhe lojërat që po bëhen me Universitetin e Korçës do të gjendemi sërish këtu dhe në çdo hapësirë publike.
#kohambaroi
#20shkurt
#aksion

About Krye Redaktor

Check Also

Pakësimi i popullsisë është kërcënimi më i madh për t’u asgjësuar si komb!

Nga Enver BYTYÇ! Mundet që një vend të pushtohet edhe nga një pushtues i egër. …