“RD”
Protesta e PD dhe opozitës së bashkuar e lajmëruar për ditën e nesërme në orën 17.30 në Tiranë, në të vërtetë ka ditë që ka nisur në të gjithë Shqipërinë.
Drejtuesit dhe deputetët e PD kanë ndërgjegjësuar të gjithë qytetarët kudo në Shqipëri ër tu bashkuar nesër në protestë. Protesta në fakt ka nisur në të gjithë Shqipërinë, por nesër do të shpërthejë në Tiranë.
Ka një revoltë në të gjithë vendin. Ajo që konstatohet më saktë është një zgjim kombtar dhe rikthim i shpresës dhe besimit për të luftuar një regjim kriminal dhe më të korruptuarin në Eiropë, i cili mbahet në këmbë përmes lobingjeve tek ndërkombëtarët me paratë që u grabiten nga ky regjim, shqiptarëve.
Nesër do të jetë një nga protestat më të rëndësishme dhe të fuqishme që nga rënia e diktaturës. Shqiptarët do të hapin nesër një kapitull të ri në luftën ndaj neo-diktaturës.