Rruga që u kushtoi taksapaguesve 72 milionë euro

Të dhënat e fundit nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave tregojnë se rruga e re Korçë-Ersekë me gjatësi 35 kilometra kushton 8,6 miliardë lekë ose 72 milionë euro.

Projektet fillestare për ndërtimin e këtij segmenti nuk ishin më shumë se 35 milionë euro ose 1 milionë euro për kilometër.

Sipas të dhënave zyrtare që burojnë nga dokumentet e prokurimeve rruga do të ketë një gjatësi të përgjithshme 35 kilometër me shpejtësi lëvizje 60-80 kilometër në orë, duke e shkurtuar distancën ndërmjet Korçës dhe Ersekës në vetëm 20 minuta.

Ndërkohë By-passi i Fierit me gjerësi 22 metra dhe gjatësi 22 kilometër ku shpejtësia e lëvizjes është 120 kilometër ka kushtuar 60 milionë euro (financim i huaj).

About Krye Redaktor

Check Also

Dhoma Amerikane jep alarmin për turizmin: Ujrat e zeza derdhen në det, plehrat po digjen, ndërtimet…

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka bërë thirrje qeverisë për ndërhyrje në sektorin turistik, për …