Mehdi Malkaj: Ka ardhur koha t’i japim një hu Ramës!

Pas nënkryetarit të PD, Luçiano Boçi, fjalën në podiumin e protestës që po zhvillohet para kryeministrisë e mori aktori i njohur, Mehdi Malkaj. Ai kërkoi largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë. Skepticizëm shfaqi edhe për Prokurorinë e Posaçme, duke kujtuar kallëzimet e bëra nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe mosveprimet e SPAK.

“Unë kam shumë dëshirë të flas për drejtësinë, pasi ne si Aleanca e Teatrit kemi bërë 46 kallëzime, por ende nuk kemi marrë një përgjigje nga SPAK që punon. Drejtësia e re është më e vjetër se ajo vjetra. Kjo e reja qenka më e re se ajo e reja. Në vitin 2013 kur morën pushtetët hajdutët, Edi Rama ka mbajtur një fjalim përpara PS, ku fjalia e fundit ishte që “nga sot unë jam kryeshërbëtori juaj”. Kur ai është kryeshërbëtori, ne i bie që jemi kryepronarët. Mirëpo pasi kaluan ca muaj ky kryeshërbëtori filloi të rrahë kryepronarët. Miq të dashur ka ardhur koha që ne kryepronarët t’i japim një hu atij që mos ta gjejë më rrugën e kryeministrisë”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …