“O sot, o kurrë”! Arsyet pse duhet protestuar sot

20 shkurti shënon jo vetëm 33-vjetorin e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha, por edhe protestën kombëtare të thirrur nga opozita.

Protesta do të mbahet para kryeministrisë në orën 17:30.

Vetë kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Tiranë, pasi do të udhëtojë drejt Turqisë, me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive në protestë, ndërsa i kanë bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen dhe të rrëzojnë regjimin Rama.

Opozita ka renditur edhe 20 arsyet pse duhet që çdo qytetar i Shqipërisë të protestojë sot para kryeministrisë.

Le të bashkohemi kundër:

1.VJEDHJES SË SHEKULLIT me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt janë paguar 130 milion euro dhe djegësi nuk ekziston. Këto para janë vjedhur dhe vjedhja vazhdon akoma sot!

2.VJEDHJES SË DYTË TË SHEKULLIT me Sterilizimin: Janë vjedhur 79 milionë euro. Kostot u rritën 80 herë. Janë mijëra jetë të humbura sepse nuk u operuan prej kostos së lartë të operacioneve.

3.VJEDHJA E PORTIT TË DURRËSIT: Toka publike prej 4 miliardë euro e portit të Durrësit merret falas nga Edi Rama dhe arabi i tij për të ndërtuar Dubain, parajsën e tyre.

4.I VJEDHJES ME PUNËT PUBLIKE: Kostot e rrugëve dhe shkollave, 10 herë më të larta se në Bashkimin Europian.

5.I VJEDHJES ME PPP-të: Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar 633 milionë euro abuzime.

6.VJEDHJET PËR LUKS: Edi Rama në 18 muaj ka bërë 140 udhëtime me avionin e tij dhe ka shpenzuar 21 Milionë Euro nga taksat e qytetarëve. Do llahtariset çdo njeri kur të mesojë se çfarë transportohej në keto udhëtime me avionin e tij.

7.SKANDALIT TË SHEKULLIT RAMA-MCGONIGAL: Edi Rama ka korruptuar një ndër funksionarët më të lartë të partnerit tonë kryesor strategjik, SHBA. McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare!

8.DREJTËSIA E KORRUPTUAR: Emri i Edi Ramës dhe Erion Veliajt nuk përmenden asnjë herë në dosjen e inceneratorëve!

9.KRYEMINISTRI I KORRUPTUAR: Për të parën herë, zv.kryeministri denoncon publikisht kryeministrin se e ka kërcënuar me jetë!

10.PËRGJIMET SKY ECC: Rama dhe ministrat e tij janë kapur në përgjimet e telefonave të enkriptuar, në mijëra ore biseda me bosë të krimit në Shqipëri dhe në botë.

11.SHKATERRIMI I DREJTËSISË: Arrestohet lideri i opozitës së Shqipërisë dhe i mohohet fjala e lirë. Pa asnjë provë, pa asnjë akuzë. Vetëm duke qenë në hetim!

12.SHKATËRRIMI I PARLAMENTIT: Deputetëve opozitarë u janë ndaluar të drejtat kushtetuese. Komisionet hetimore, propozimi i ligjeve, zgjedhja e kryetarit, ndër të tjera.

13.SHKATËRRIMI I PLURALIZMIT: Kryetarit të opozitës i ndalohet emri në fletën e votimit. Vula e partisë më të madhe opozitare mbahet peng nga gjykatat. Raporti i OSBE ODIHR përmbys zgjedhjet e Majit 2023.

14.SHKATËRRIMI I ARSIMIT: PISA raportoi se në arsim, Shqipëria ka rënien më të madhe në botë.

15.PAGAT MË TË ULËTA NË RAJON: Për 10 vite pagat e shqiptarëve ishin ngrirë.

16.ÇMIMET MË TË LARTA NË EUROPË: Sipas Eurostat, shqiptarët kanë çmimet më të larta në Europë!

17.STUDENTËT E HARRUAR: Studentët paguajnë qiratë më të larta në Europë. Çmimin më të lartë për arsim. Dhe kanë kushtet më të këqija të jetesës.

18.FERMERËT E HARRUAR: Fermerët shqiptarë po falimentojnë. 31 milionë euro për subvencione do të thotë falimentim i fermerëve dhe dëbimi i tyre nga Shqipëria!

19.PENSIONISTËT E HARRUAR: Pensionet nuk dalin as për të paguar barnat! Qeveria ka bllokuar ligjin e propozuar nga opozita për minimunim jetik, e cila zgjidh këtë problem.

20.SHQIPËRIA PO SHPOPULLOHET: Rezultatet e censusit mbahen të fshehura sepse e vërteta është katastrofike; rreth 1.4 milionë shqiptarë kanë mbetur në Shqipëri. Nuk është Korea e Veriut. Nuk është Rusia. Nuk është Bjellorusia. Është Shqipëria e Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Bashkia vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, Erion Veliaj!

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi gjatë fjalës në protestën që u zhvillua përpara …