Sot është përballja me rikthimin e diktaturës!

Nga Igli CARA

Të shumta arsyet për të protestuar për durrsakët dhe jo vetëm!

20 shkurti nuk është vetëm një protestë simbolike, nuk është vetëm një moment historik, por është përballja me rikthimin e diktaturës, që po i përzë shqiptarët nga toka e tyre, nga vendi i tyre, nga familjet dhe të afërmit.

Një vit pa marrë bonusin e qirasë duke i lënë pa strehë mijëra familje në Durrës; vjedhja e pasurisë kombëtare dhe grabitja e portit të Durrësit; shkollat, që po zbrazen; tokat e lëna djerrë në fshatra janë përditshmëria e gjithsecilit prej nesh, është e tashmja jonë, pa zgjidhje dhe pa alternativa.

Në të njëjtën kohë janë arsye për të protestuar.

Sot nuk protestohet për një forcë politike apo emër të veçantë, por për ndryshim!

Sot nuk është dita për të votuar, por është dita jonë, është dita e qytetarëve që i duan familjet e tyre, e duan vendin e tyre!

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …