U denoncua nga PD për tenderin 64 mln lekë për kaçavida dhe gozhdë, shkarkohet zv/ministrja

Shkarkohet nga detyra zëvendës ministrja e Arsimit, Albana Tole. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave këtë  të mërkurë.

Në shtator të 2023, Partia Demokratike e kishte denoncuar publikisht, duke deklaruar se kompania e Tolës kishte përfituar një tender nga Ministria e Mjedisit, ku kishte marrë 64 milionë lekë për kaçavida dhe gozhda.

Vendimi për shkakrimin:

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 21 Shkurt 2024:

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave’, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

Denoncimi i Partisë Demokratike

Tenderin me objekt ‘Blerje materiale për xhenion (elemente për ura Bailey)’, është publikuar më datë 3 korrik në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Sikurse shihet në dokumentet, me fondin në fjalë po blihen materiale për të ndërtuar ura metalike, konkretisht: shufra, kaçavida, gozhdë e të tjera, ndërsa është planifikuar që të shpenzohen 666 milionë lekë. Siç sqarohet në dokument, ofertë për këtë tender kanë paraqitur vetëm bashkimi i operatorëve ‘TIRANA DUE shpk’ dhe ‘3A – PROFILE’ shpk. Oferta e tyre ishte në nivelet e 64.342 milionë lekë, pra sa gati 90% e fondit limit.

 

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …