Berisha pyet gjyqtaren Gjoka-Maneku: A je përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi?

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij ju drejtua gjyqtares Gjoka-Maneku, a je përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi? Berisha ju drejtua, thuaju shqiptarëve, turp të kesh!
“Ju e shihni vetë se ç’bëhet.
Çdo ditë lajme që kanë në themel vjedhjen.
Po pse shemben rrugët? Rrugët shemben se vidhen paratë dhe hidhet jo materiali që duhet, por bukë peshku.
Po pse ndryshohen trajektoret e rrugëve? Ndryshohen që vjedhja të bëhet tërkuzë.
Po pse ndahen rrugët në dhjetëra e dhjetëra lote? Që të mund të vidhet dhjetëra e dhjetëra herë.
Të gjitha këto janë realiteti më i hidhur që vrasin çdo ditë gjendjen ekonomike të shqiptarëve, varfërojnë, mjerojnë ata.
Të dashur miq, Edi Rama me reformën e tij në drejtësi ka krijuar mburojën më të tmerrshme gjyqësore, prokuroriale të vjedhjeve të tij monstruoze dhe qeverisë së tij.
Nuk ka asnjë proces ndaj asnjë personi që nuk përcaktohet nga Edi Rama.
Karakteri i kësaj drejtësie sot është më kriminali që ka ekzistuar që nga mesi i diktaturës.
Çdo vendim shkruhet në zyrat e Edi Ramës dhe dërgohet në Skap apo në gjykatë.
Ndërkohë, Skapi dhe gjykata janë të mbushur me anëtarë, me grupe të strukturuara kriminale, me llum njerëzor, ua them unë ju këtu.
Meqë jam këtu para jush, në emër tuaj dhe për ju, do i çoj një mesazh asaj gjykatëses Gjoka-Maneku, Maneku-Gjoka.
Mesazhi im është ky: edhe njëherë, je përzënë nga ndonjë vend për aktivitete llumi? Thuaju shqiptarëve. Turp të kesh! Turp të kesh të them.
Turp të kesh. E marrë peng nga Edi Rama dhe zbaton si mercenare urdhrat e tij.
Je turp i drejtësisë, turp i Shqipërisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …