Bozdo: Rama me ligjin e ri do betonizojë dhe ato pak zona që i ruajtëm me fanatizëm

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka deklaruar se kryeministri Rama, me anë të miratimit të ri të Ligjit për Zonat e Mbrojtura, do të betonizojë dhe zonat e mbrojtura të cilat ishin mbajtur me fanatizëm nga brezat me radhë.

Në fjalinë e tij  në protestën e mbështetjes së liderit të Opozitës Sali Berisha, poshë banesës së tij, Bozdo u shpreh se Rama e ka privatizuar Shqipërinë dhe nuk I bëjnë përshtypje as paralenmërimet e ndërkombëtarëve.

“Parlamenti i Ramës sot shfrytëzoi rastin për të kaluar amendimert në ligjin e zonave të mbrojtura. Kjo do të thotë që pasi është rrëmbyer Shqipëria, pasi është betonizuar Tirana dhe qytetet kryesore, pasi është betonizuar gjithë bregdeti i jugut, tokat të kanë mbetur, ato si zona të mbrojtura mjedisore. I kemi mbrojtur me fanatizmin më të madh, me besnikërinë më të madhe duke ia ditur vlerën.

Sot që ndryshimet që Edi Rama ka bërë do të mundësojnë që të betonizohen edhe këto vende që deri dje ti preki askush. Ja pra ku jemi, në skemën e grabitjes së radhës, sesi historia përsëritet kur vjen puna tek Edi Rama. Kjo është e vërteta e hidhur e këtij vendi, kjo është e vërteta ku je jetojmë sot  dhe sado që të reagojnë shoqatat mjedisore, sado të regojnë BE, Edi Rama nuk pyet  as nga paralejmërimet e monitorimet qofshin të ndërkombëtarëve, pa lëre të tjerëve”, tha Bozdo.

About Redaksia

Check Also

Berisha pret deputetin e Forza Italia: Shqipëria është kthyer nga Edi Rama në të vetmin narko-shtet në Europë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka pritur nw njw takim deputetin dhe një nga drejtuesit …