Nga Adriana KALAJA
Kur mbushen 7 ditë nga “vizita” e Mr. Blinken në Tiranë, nuk e di pse fillova t’i bëj pyegjen vetes se pse Edvin Kristaq Rama nuk e priti atë te Sarajet në Surrel?
Me këtë rast, edhe Linda e Surrelit, ndryshe Nexhmija e ditëve tona, ndryshe Lindita Xhillari, mund t’i tregonte dhe mënyrën sesi e ka “përfituar” pronën 5 mijë m2 në Surrel.
Meqenëse u kalua edhe ligji sot “Për zonat e mbrojtura”, dhe një nga këto ka qenë edhe kjo pronë prej 5 mijë m2, po paraqes gjithë procedurën administrative dhe ligjore që i korespondon kësaj prone:
- Prona e grabitur nga bashkëshortja e Kryeministrit, ndodhur në Fshatin Surrel, Dajt, Tiranë, është ndarë sipas Ligjit Nr.7501 (foto 1, 2).
- Sipas ankueses H. H., është vënë në lëvizje Prefekti i Qarkut Tiranë (foto 3, 4), ku denoncon se veprimet e shretasit I. I., për tu pajisur me dublikat të Aktit të Marjes së Pronës, janë bërë në kundërshtim me Ligjin Nr.7501.
- Nga ish Prefekti K. Kruja, fillon procedura për hetimin administrativ të çështjes (foto 5, 6, 7, 8, 9).
- Sipas pērgjigjes ardhur nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës (ish ZRPP), në dispozicion të Prefektit të Qarkut vë të gjithë hartar dhe kartelat e oronës ndaj së cilës kishte filluar hetimi administrativ (fotot 10, 11).
- Bazuar në këto prova, Prefekti i Qarkut, i dërgon përfituesit I. I., etj., Vendimin Nr. 326 datë 02.12.2016 ku i komunikohej se Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve :të Pronësisë pranë Prefektit të Qarkut Tiranë:
“Shfuqizimin e e plotë të Aktit të Marjes aë Tokës Vujqësore në Pronësi Nr.42 datë 10.06.1992, Nr. – datë 19.01.1992, Nr.62 datë 20 04.1991 dhe NR.62 DATË 26.11.1992 si dhe detyrimin për kthimin e tokës SHTET” (fotot 12, 13, 14, 15).
- Hartat dhe kartelat e mëposhtme (Fotot 16 – 34) pasqyrojnë se prona e blerë nga bashkëshortja e Kryeministrit, është pjesë përbërëse e pronës SHTET, përfituar në mënyrë të palugjshme dhe duke fallsifikuar dokumenracionin kadastral nga shtetasi I. I.
- Për këtë arsye, Prefekti i Qarkut më datë 09.12.2016, inicion një proçes administrativ pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë (fotot 35, 36, 37, 38, 39), ku kërkohej:
“Shfuqizimin e plotë të AMTBP Nr.62 datë 26.11.1992, Nr.62 datë 20.04.1992, Nr. – 19.01.1992, Nr. 42 datë 10.06.1992 dhe detyrimin e kthimit të pronës SHTET.
- Në këtë linjë ka mbajtur qëndrim dhe Avokati i Shtetit (fotot 40, 41, 42)
Vendimi Nr.505 datë 15 02.2017 (në fakt brënda parashikimeve ligjore për zgjidhjen e çështjeve administrative), pranon padinë e paditësit Prefekti i Qarkut Tiranë dhe deklarimin e pavlefshëm të akteve të marjes në pronësi të tokës bujqësire në pronësi të të paditurit I. I., etj.
- Po kështu, Gjykata detyron palën e paditur të kthejë pronën SHTET të përfituar në kundërshtim me ligjin (fotot 43, 44).
- Ky vendim ankimohet nga pala e paditur, ndërkohë që në lojë futet familja Kryeministrore e cila, pas ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe presionit mëpërmjet Vetingut arrin që Gjykata Administrative e Apelit të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe kthimin e dosjes po në të njëjtën Gjykatë por me tjetër trup gjykues.
*** Domethëne, aq të kopsitura ishin shkeljet lidhur me përfitimin e paligjshëm të pronës objekt gjykimi sa, Gjykata e Apelit e ka prishur çështjen për procedurë dhe jo për zgjidhjen gabim të çështjes.
- Familja Kryeministrore tani hidhet në sulm frontal, duke thirrurr në ndihmë ish Kryetarin e ASHK-së Artana Lame.
- Pas kthimin të çështjes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Artan Lame duhet t’ja bënte nderin deri në fund shefit të tij dhe gruas së shefit, pronare e Tokës përfituar në kundërshtim me ligjin.
### Dhe të mendosh se familja Kryeministrore, në pamundësi financiare këtë pronë e bleu me 200 lekë për m2.
### Dhe të mendosh që paguhej mjaftueshëm mirë nga banka e nivelit të dytë e borde të tjera ku paguhej me rekomandim të George Soros, si shkesi i martesës me Ramën.
### Dhe të mendosh se kjo pronë ishte pjesë përbërëse e Parkut Kombëtar të shpallur nga Ish Kryeministri Berisha dhe hequr ky status nga Kryeministri Rama.
Standart rilindas.
Çfarë bëri Lame?
- Kërkoi heqjen dorë nga gjykimi i çështjes duke pushuar çështjen që lidhej me pronën e Linda S. Rama ( Fotot 45, 46, 47, 48, 49).
*** Po kështu edhe Avokati i Shtetit, ish Avokatja e Ramës e pranoi në heshtje këtë vendim duke mos e ANKIMUAR e duke na sjellë ndër mënd ngjarjen e pronës së Gjirit të Lalzit dhënë nga Gjykata e Durrësit dhe që nuk u ankimua nga Avokati i Shtetit.
Mbase është “më mirë” se atë të gjorin arab, e nisën me avion pasi e bënë për spital “njerëz të panjohur”.
Vendimi mori formë të prerë dhe të gjithë janë të lumtur.
Po qershia mbi tortë ëdhtë dokumenti te Foto 50.
Çfarë është ky dokument?
Ndërkohë që Linda Surrelit e blen këtë tokë, në zonë të gjelbër madje, me 200 lekë m2 nga vjehërra e atij që çuan Ambasador në SHBA, në vitin 2008 po kjo zonjë kërkonte informacion nga ZRPP për këtë pronë.
Rastësi?
Pra,
Linda e Surrelit interesohet për një pronë që e ka përfituar I. I sipas Ligjit 7501, dhe këtë pronë e “blen” vjehrra e Amvasadorit dhe i’a “shet” Lindës së Surrelit në vitin 2012??????!!!!!!!!!!
Pooooooor kjo çështje nuk mbyllet këty.
Do shkojnë para ligjit.
Të gjithë.
Më e pakta.
Edhe toka do i kthehet SHTETIT.
Këtë ka vendosur Gjykata bazuar në kërkesën e Prefektit të Qarkut pa hyrë MAFIA në lojë.
Mafie të cilën çifti Kryeministror e përfaqëson denjësisht.
Ashtu siç përfaqëson krimin dhe antishqiptarizmin.
Pse kot them unë që pas një diktatori qëndron njē Nexhimije?
PS: T’ja çojë dikush Mr. Blinken se mbase rikthehet sërish në Tiranë dhe këtë herë te Sarajet në Surrel.
PS 1: T’i thotë dikush Lulzimit se shumë shpejt do merem dhe me vilat e tij dhe Sudeve që ka rrotull, në Lundër e Hamallaj. Shumë shpejt ashtu si miku i tij Rama jo vetëm do i kthejnë, por do punojnë me punë të detyruar për të shlyer dëmin ndaj SHTETIT.
Shihemi nga barku javës tjetër……..