Per 4 minuta në Kuvend iku Butrinti…

Manjola Cikuli Nikolla

Sot, në seancën parlamentare për 4 minuta iku Butrinti tek investitori strategjik.

Në një seancë tjetër para 2 muajsh që dhe ajo zgjati 4 minuta u vendos për profesinet e lira që do të paguajmë 23% më shumë nga fitimi që nxjerrim.

Personalisht duke qënë arkitekte në profesion dhe qytetare e shtetit Shqiptar,cënohem nga të dyja këto ‘seanca’ prej 4 minutash secila,pasi më rëndon në xhep 23%-shi dhe më rëndon në shpirt dhënia e Butrintit te privati,ashtu si dhe Palasa, Porto Palermo, Divjaka, Syri i kaltër, e çdo pikë e bukur që natyra na ka fal!

Trishtim!

Por më shumë ndiej zhgënjim nga të gjithë ju që rrini indiferent dhe mundoheni që cdo gjë ta politizoni dhe aq me teper ta lidhni me Sali Berishën dhe nongratën dhe pse realisht po i bëhet padrejtësia më e madhe e bërë ndonjëherë në historinë e vendit tonë!

Para se të jem demokrate apo kryetare e Partisë Demokratike në Sarandë jam qytetare,jam nënë e 2 fëmijëve,kam një profesion me te cilin jetoj dhe ushqehem.

Pikerisht për këto protestoj dhe s’do mungoj në asnjë protestë deri sa kjo qeveri gjakpirëse të rrëzohet.

#opozitaebashkuar
#shqiperiseidalimzot
#liderihistorik
#SaliBerisha

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …