Transport droge dhe parash me avionin çarter

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka përsëritur një tjetër akuzë të rëndë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me fluturimet e tij private me charterin e luksit ‘Ismalin’.

Berisha theksoi se në 140 fluturime private, Rama ka transportuar drogë me Ismalinin e tij dhe se do i vijë koha kur do të hetohen një për një të gjitha këto akuza nga opozita.

Berisha: Edi Rama me avionin e tij privat, rezulton se ka udhëtuar 3 gjer në 7 herë më shumë se çdo kryeministër në Europë, Azi, Afrikë dhe Oqeani.

Çcfarë janë këto udhëtime? Janë një pjesë për punë. Të tjerat janë udhëtime transporti.

Gjerësisht thuhet se me ‘Ismailin’ e tij, se i ka vënë emrin e Ismail Qemalit ky hajdut që ka vetëm veten shok në histori, transportohen tonelata drogë.

Transportohen tonelata euro të vjedhura. Transportohen tonelata narkoeuro.

Ndaj dhe në 18 muaj, 140 udhëtime.

Ndaj dhe emërohet Taulant Balla për të shkatërruar TIMS-in në mënyrë që të mos gjenden gjurmët e këtyre udhëtimeve.

Por ja ku ia them këtu, se ai do hetohet për secilin prej këtij udhëtimi.

Dhe miqtë e mi, ka një statistikë të tmerrshme. Thonë se nga Shqipëria niset valixhe diplomatike më shumë se nga 30 vende të marra së bashku.

Kjo sepse valixhet diplomatike të Ismailit transportojnë drogë, krim, krim, drogë.

Ndaj dhe gjyqi publik, prokurori publik është rruga e vetme për të damkosur këta hajdutë që vjedhin dhe fshehin me Skapin e tyre, me drejtësinë e tyre.

Sonte jam këtu t’i them Edi Ramës se nuk ka forcë në botë që të shpëton nga drejtësia.

Se krimi yt në Shqipëri dhe botë do ndëshkohet me forcën më të madhe të ligjit.

Duke përfunduar, ju falënderoj me shumë, shumë mirënjohje.

Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë pa kthim, këtë betejë drejt fitores.

Betejën për qeverinë teknike, betejën për qeverinë teknike, për zgjedhje pa Edi Ramën, për votën e lirë, për fitoren e opozitës.

Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë opozita shqiptare.

Rroftë flamuri ynë, flamuri i fitoreve!

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …