Tre deputetët e PDIU të dalë nga lista e PD bashkojnë votat me qeverinë

Tre deputetët çamë iu bashkuan shumicës parlamentare duke votuar pro ratifikimin e protokollit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj Italiane për ngritjen e një kampi emigrantësh në territorin shqiptar.

Të ulur në fund të sallës Shpëtim Idrizi, Mesial Doda dhe Gezim Ademaj ngritën kartonët jeshilë duke e çuar në 77 numrin e parlamentarëve që e niratuan marrëveshjen, ndërkohë që kolegët e tyre të opozitës po protestonin në sallë. Ndonëse të zgjedhur nga listat e PD deputetët e tregut çam nuk është hera e parë që ia ofrojnë votat e tyre Edi Ramës ndonëse nuk e pranojnë se faktikisht kanë kaluar politikisht ylberin. Bashkë më PSD e Tom Doshit dhe Agron Çelën që i rrëmbyen LSI-së, sot mazhoranca bashkë me PDIU shkon në 81 vota.

Deputetja Mesila Doda për të justifikua këtë akt u shpreh se të gjithë duhet të kishim votuar pro, pasi Italia është një vend mik.

“Ishim pro marrëveshjes. Bëhet fjalë për një shtet mik, një shtet fqinj, që është në një moment krize. Ne mund të ndihmojmë për një problematike të tyre, dhe duhet të jemi në krah të tyre. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë që mund të jete Fredi Beleri, por një shtet mik”, tha ajo. Gaz Bardhi si shef i grupit demokrat e quajti normale këtë rëshkitje sepse sipas tij për ligje të tilla çdo parti mnan qëndrimet që do. Ndërsa Ervin Salianji u shpreh se PDIU nuk mund të bashkojë votat me PS, por duhet të qëndrojë në të njëjtën linjë me opozitën. Ai tha se nuk mund të jesh me PD vetëm kur qeveria nuk të hap derën, ndërsa i quajti “opozitë me sezone”. “Janë deputetë që kanë dalë më votat e demokratëve dhe duhet të jenë të kujdesshëm me qëndrimet e tyre” paralajmëroi ai.

Në fakt deputetët e tregut çam nuk është hera e parë që e bëjnë këtë lojë. Edhe mandatin e kaluar Rema lala dhe Elena Xhina shkuan tek PS. Prandaj dhe problemi nuk është më i tyre. I takon partisë më të madhe opozitare të mbajë qëndrim ndaj PDIU-së, aq më tepër kur të gjithë e dinë se Rama ata nuk i fut në Lista dhe se gjithashtu siç u provua në 2017, kur garoi i vetëm, as Shpëtim Idrizi nuk zgjidhet dot vetë me forcat e veta.

About Krye Redaktor

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …