Vokshi dhe Hoti nuk lejohen nga Garda të futen në Kuvend: Dënim politik! Jemi pezulluar me urdhër të Ramës!

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka demaskuar para mediave një tjetër lëvizje të fshehtë të mazhorancës për të mbajtur jashtë Kuvendit, sa më shumë deputetë të opozitës.

Pasi mbledhja e Byrosë së Kuvendit dje, që do të shqyrtonte ankimimin kundër përjashtimit të deputeteve Elda Hoti dhe Albana Vokshi për dhjetë ditë nga seancat plenare se kishin protestuar, nuk u zhvillua, Vokshi sot ka mësuar se tani deputetët nuk e kanë më të drejtën e ankimimimit.

Në një deklaratë para mediave sot, ku i ndalohej hyrja në Kuvend nga gardistët, Vokshi tha:

“Në mënyrë “të suksesshme” dje, me urdhër të Edi Ramës, mbledhja e Byrosë u dështua. Po pse u dështua?!

Në bazë edhe të informacioneve, procesverbalit, audios dhe videos që kam në dispozicion, nuk ka pasur asnjë fakt, nuk ka pasur asnjë dëshmitar për të bazuar dënimin e tyre. Është dënim politik.

Dënohen dy zonja deputet të opozitës vetëm se protestojnë në mënyrë paqësore, ndërkohë që shkelet rregullorja në mënyrë sistematike, duke futur Gardën, duke mos proceduar, duke mos dhënë të drejtën e fjalës, të replikës, të komisioneve hetimore, por kur proteston me një pankartë në dorë, përjashtohesh! Përjashtohesh 10 ditë, 20 ditë e kështu me radhë.

Kemi bërë një letër përsëri sot pas dështimit të mbledhjes së Byrosë politike, se në Byro Politik është kthyer ajo tani, e kam njoftuar Kryetaren e Kuvendit, e cila nuk mori pjesë edhe vet, ku e njoftova që unë do të jem në seancë sepse në bazë të Rregullores, thuhet se në momentin që bëhet animimi, vendimi i Sekretariarit pezullohet!

Sot, përsëri gjejmë Gardën përpara! Pyes Sekretarin e Përgjithshëm që thotë “është hequr ky nen”. Tani, nuk ke të drejtë as të ankimohesh! E kuptoni se ku kemi arritur?!”, nënvizoi Albana Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …