Protestë para Kuverndit kundër ligjit për zonat e mbrojtura

Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile po protestojnë para Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për zonat e mbrojtura. Me banderolë në duar me mbishkrimin “Mos votoni pr/ligjin masakrues për zonat e mbrojtura”, ata bëjnë thirrje që të mos kalojë në votim.

 “Nesër nuk do të ketë më bregdet pasi do të jetë pronë private e disa individëve dhe do të kërkojnë shuma marramëndëse parash që ta shijoni natyrën tuaj, që fëmijët tuaj të luajnë ashtu si keni luajtur ju. Kjo është një masë që shkatërron të ardhmen e kombit, ajo i përket të gjithëve”, u shpreh një nga protestuesit në fjalën e tij.

Kujtojmë se nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se edhe në këtë seancë, nuk do të ketë normalitet.

About Redaksia

Check Also

Malltezi: Korporata e drejtësisë në operacionin “Shpëtoni ushtaren Irena” vonohet edhe 15 muaj të tjerë!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarabër Malltezi, në një postim të tij …