Avokatja thirrje prokurorisë: Identifikoni personat që dhunuan protestuesit

Adriana Kalaja, në cilësinë e avokates së protestuesve, të cilët janë ndaluar dhe dhunuar padrejtësisht nga polica pas protestës masive të 20 shkurtit, në një deklaratë për mediat bëri thirrje që të identifikohen nga prokuroria të gjithë ata policë, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve, pasi ishin pa numër dhe uniformë policie.

Kalaja është shprehur se përtej gjithçkaje, protestuesit nuk do të jenë kurrë vetëm dhe i bëri thirrje AMP-së që të nisë një proces ndaj të gjithë zinxhirit policor që mori pjesë në këtë dhunë.

“Policë pa uniformë dhe të paidentifikuar, si e parashikon ligji për Policinë e Shtetit, bënë arrestimin e paligjshëm të protestuesve. U bëj thirrje të gjithë punonjësve të policisë që të distancohen nga këto akte pasi aksioni opozitar nuk do të ndalet, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që protestojnë për të drejtat e tyre, që ne do të jemi krah tyre gjithmonë.

Ne do të jemi dhe përballë këtyre zyrtarëve të veshur dhe graduar nga pushteti për të gjithë veprimet e tyre të kundraligjshme. Ne sot kemi kërkuar edhe evidentimin e të gjithë personave të paidentifikuar nga ne, të cilët kanë urdhëruar dhunën dhe kanë arrestuar protestuesit.

Ne kemi kërkuar nga Prokuroria e Tiranës se kush ka qenë plani i masave për 20 shkurt, pse në terren ka pasur punonjës policie pa uniformë dhe pa mjet identifikimi, të cilët kanë ushtruar dhunë në disporpocion me protestuesit.

Kemi bërë një ankesë në AMP për të filluar një proces disiplinor ndaj të gjithë efektivëve të cilët morën pjesë në arrestimin e paligjshëm të protestuesve”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Nga 72 mandate arresti të Dumanit janë burgosur 6 persona sepse ky pazarexhi zbaton urdhrat e Edi Ramës

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin …