Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, hidhet në erë makina e një biznesmeni

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Një automjeti tip Audi të parkuar i është vendosur flaka dhe për pasojë mjeti ka shpërthyer.

Burime policore bëjnë me dije se, nga kqyrja e kamerave ka rezultuar se një person ka shkuar me motoçikletë te automjeti dhe i ka hedhur një shishe molotov me benzinë, ç’ka shkaktuar shpërthimin.

Mësohet se automjeti është në pronësi të biznesmenit, Bledar Freskina. Ai është pronari i një lokali në qytetin e Shkodrës.

Në dëshminë e tij paraprake për policinë, ai ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush janë autorët e zjarrvënies.

Ai është shprehur se ka pasur disa debate të vogla me disa persona te ndryshëm, por nuk ka dhënë emra konkret duke thëne se nuk ka dyshime.

“Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur lëndë djegëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat”, njoftoi policia.

About Redaksia

Check Also

Miliona euro për ndërtim dhe mbushje gropash, rruga Tiranë-Durrës në gjendje skandaloze

Segmenti rrugor nga Tirana në Durrës është kthyer në makthin e përdoruesve të saj. Automjetet …