Pse vota e Diasporës është e domosdoshme

Nga Redin HAFIZI

Ne ikëm pasi na përzunë nga vatra jonë në Shqipëri. Prandaj vota jonë është e drejtë e jo ndonjë privilegj. Nuk ishim të pranueshëm për vendimet dhe ligjet që ai shtet po miratonte. Ne na përzunë pa kthim pasi ndërtuan diktaturë e regjim. Ne na përzunë për të mos thënë kurrë mirëmëngjes në gjuhen time që më të vështirë në bukuri nuk mund të gjesh.

Disa patjetër që mashtruan dhe në të vërtetë nuk u përzunë, por u larguan se nuk mund të ambientoheshin me humbjen e privilegjeve të sistemit komunist. Këta ishin komunistët e heshtur që dikur i kam përshkruar si gjarpëri nën gur. Këta gjetën mbështetje në injorancë dhe nisën për Shqiptarët lëvizjen e tyre liberale në ide dhe besim. Këta ishin pro 1997, pro lëvizjes së majtë për forcën e tretë në pushtetin Shqiptar. Ishin të njëjtët që sollën një kryeministër në moshë të re që dhunoi median dhe shkatërroi Shqipërinë duke shërbyer në kohë të paparashikuar.

Pra taksat e Shqiptarëve u shërbejnë projekteve të OJQ-ve. Këtu hajduti ka damkë dhe quhet “Mjaft”. Kjo organizatë rezulton komplet antishqiptare dhe patjetër antidiasporë. E financuar nga mashtruesi ndërkombëtar Soros që liçencoi në krye të politikës Shqiptare një tjetër mashtrues ndërkombëtar si Erion Veliaj, po mundohen të dhunojnë lëvizjen e diasporës së vërtetë për të drejtën e votës. Ne punojmë dhe për fatin e mirë të Shqipërisë kontribuojmë me 10% në prodhimin e brendshëm bruto. Pra, ne paguajmë 3% që i duhet NATO dhe të tjerat nuk e dimë se ku shkojnë.

Të dish se ku shkojnë paratë e tua si individ është në të drejtën tënde, por që e drejta jote të sanksionohet në kushtetutë e dikush të ulërasë pasi nuk pranon se je me të drejtën tënde, kjo është e pa drejtë në rastin më të mirë dhe dhunë kundër individit në rastin më të keq. Nëse jemi kundër luftës, jemi kundër dhunës, por kjo luftohet që në embrion, në barkun që i mbarti dhe barku që i mbarti është neokomunizmi në Shqipërinë e re, pro Amerikane. Është në fakt pushteti i kalbur dhe neokomunist me bazë korrupsionin që mban në regjim emrin e Biden si President në SHBA. Ndërkohë Alex Soros është individi që përmes zv/Presidentes Harris shtyn axhendën politike të Obamës dhe korporatave.

Në një situatë të tillë vota e një komuniteti të vogël, patjetër që nuk ka rëndësi, por nëse e diskutojmë ndryshe dhe i themi sekretarit të shtetit apo Presidentit të SHBA se ata paguhen nga taksat tona, atëherë besoj se do të na dëgjojnë. Mendoj se problemi është se sa shumë ne dimë të bëjmë presion për të mbrojtur të drejtat tona që me ligj po na i mohon diktatura në Shqipëri. Në Shqipëri drejtësia e re po synon ligjin mbi të drejtën. Nuk duhej të kishte fare diskutim për votën e emigrantëve, pasi kjo është një e drejtë që çdo Shqiptar ka. Në Shqipëri kanë problem me të drejtën që e mbulon kushtetuta.

Në Shqipëri vendosin ligjin përballë të drejtës, pra e dhunojnë të drejtën me ligj. Këtë bënte edhe diktatura e Enver Hoxhës. A ka të drejtë diaspora të marrë pjesë në qeverrisje, apo duhet të vazhdojë e të përdoret??? Kjo është dilema. Kam qenë kundër votës së diasporës në fillim për faktin se vota e ambasadave kontrollohet, ledhatohet dhe i delegohet partisë në pushtet. Jam komplet pro votës së diasporës, kur shoh se teknikalitetet kanë masë sigurie, pra unë besoj se beteja e diasporës për votë është e drejtë dhe fitimprurëse. Ne ikëm nga Shqipëria jo se nuk rrespektonim ligjin, por sepse ligji që na dënonte ishte në kundërshtim me të drejtën tonë si qënie njerëzore.

About Redaksia

Check Also

“Shpetoni ushtarin Dumani”!

Nga Iva V.GRILLO Pas te ashtuquajturit “raportim” qe kreu i SPAK, Dumani, beri ne Parlamentin …