Berisha: Shumë shpejt do merrni vesh se kush kryeson gjykatën speciale, çfarë përfaqëson Maneku-Gjoka

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, shumë shpejt do merrni vesh se kush kryeson gjykatën speciale. Berisha tha se do merrni vesh se çfarë përfaqëson Maneku-Gjoka.
“Opozitën, asgjë nuk e mposht.
Sot ajo është më afër se kurrë, më e fortë se kurrë, më e sigurt se kurrë, më besimplotë se kurrë në fitoren e saj.
Ndaj dhe të vazhdojmë ne betejën pa kthim, mosbindjen civile pa kthim.
Ndaj kësaj diktature të bazuar në aleancën me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve; ndaj këtij regjimi që bën gjithçka për një Shqipëri pa opozitë; ndaj këtyre lakejve, puthadorëve që nga mëngjesi gjer në darkë sulmojnë opozitën në emër të Shqipërisë pa opozitë; ndaj hanxharëve të krimit në drejtësinë e turpit, drejtësinë e turpit dhe njëherë, e qenieve të shpërfytyruara, e qenieve të degraduara nga ryshfetet dhe pengmarrja.
Do merrni vesh se kush kryeson gjykatën speciale.
Do merrni vesh shpejt se çfarë përfaqëson Maneku-Gjoka.
Se ç’përfaqëson Dumani-Kraja.
Se ç’përfaqëson Sadush e kompani.
Miqtë e mi, beteja çdo ditë bëhet më jetike.
Çdo ditë bëhet më epike.
Çdo ditë që shkon, ecim më të sigurt drejt fitores.
Ndaj dhe duke u përshëndetur ju me përzemërsi, do t’i çoj një mesazh prapë Edvin Surrelit.
Të më falin banorët e Surrelit, se me aktin e parë do i shpëtojmë edhe ata prej atij banori që nuk është vetëm e keqja e Surrelit, është e keqja e Tiranës, është e keqja e Shqipërisë, është e keqja e shqiptarëve.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Qeveria Rama “njësh” me krimin, kush janë dy bosët shqiptarë me lidhje politike

Dalin detaje të reja nga dosja e shumëpërfolur “Black Eagle” (Shqiponja e zezë), që ka …