Lubonja: Ishte protesta më e madhe e opozitës!

Analisti Fatos Lubonja thotë se programi i parë i partive politike duhet të jetë rivendosja e demokracisë në Shqipëri dhe sipas tij, programi i partive është sekondar në këtë rast.

I ftuar në studion e News 24, ai ka folur edhe për protestën e 20 shkurtit, teksa u shpreh se dy janë gjërat pozitive që u panë gjatë tubimit të opozitës.

“Protesta prodhoi një imazh që ka akoma njerëz që nuk e duan këtë qeveri. Numri që asnjëri nuk e mat dot, po thonë se ishte më i madh se protestat e mëhershme që kanë bërë. Kjo ishte gjëja më pozitive. E dyta, solli një bashkim në diversitet. Këto janë dy gjërat më pozitive që pamë.

Këtu kur flitet për program janë dy gjëra, një program më i rëndësishme duhet të ishte ai që i bashkon të gjithë për të rivendosur rregullat e lojës së demokracisë në Shqipëri, pasi këtu kemi një parti shtet. Ky është programi numër një, që njerëzit sot dhe gjithë ditën duhet t’i kishte në rrugë.

Programi tjetër duhet thënë në shumës, sepse janë programet e partive të ndryshme që një mund të jetë e majtë ose e djathtë. Ato janë sekondare për mendimin tim. Programi i parë do të ishte ky i bashkimit për të rivendosur demokracinë. Ndonjëherë përzihen të dyja, ndonjëherë  nuk merremi me to fare dhe merremi me problemet e opozitës, u bashkua nuk u bashkua”, tha Lubonja.

About Redaksia

Check Also

Kërcënohet me jetë një nga gjyqtaret që rrëzoi marrëveshjen Rama-Meloni

Gjyqtarja Silvia Albano, një nga gjashtë gjyqtaret e Gjykatës së Romës që vendosi për kthimin …