Tronditet Durrësi, shpërthim tritoli në banesën e një të akuzuari për vrasje

Një shpërthim i eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen numër 3 të qytetit bregdetar. Sipas burimeve, shpërthimi ka ndodhur në banesën e Ilir Koçiljan, i cili akuzohet për vrasjen e Halil Kokës.

46-vjeçari Halil Koka u vra me thikë në zemër nga fqinji i tij Ilir Koçilja mesditen e së mërkurës, 14 shkurt 2024 në lagje numër 4 të qytetit të Durrësit.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës ‘Jusuf Puka’, ku pas një konflikti të çastit me 35-vjeçarin, Ilir Koçilja, ky i fundit ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Kokën në pjesën e zemrës.

Halil Koka ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa policia vuri në pranga autorin disa orë më vonë.

About Redaksia

Check Also

Sanksionet amerikane/ Miku i Ramës në listën e zezë të SHBA, kush janë 7 subjektet e tjera

Deri në fillim të qershorit 2026, në listën e zezë amerikane ishin vendosur 131 individë …