Shpërthen revolta në stadiumin e Korçës, policia shpëton Olsi Ramën (Video)

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit sot ka kthyer pak në kohë dy skuadrat, në vitet kur rivalizonin me njëra-tjetrën për titullin kampion në Superiore.

Atmosfera kë qenë e nxehtë në fushën e lojës me përplasje mes lojtarëve, por edhe në tribuna, ku nuk kanë munguar ofendimet mes palëve, apo edhe gjuajtjet me sende.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, ka pasur ngacmime të vazhdueshme dhe në fundin e ndeshjes, është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat, siç shihet në videon e mëposhtme.

Situata mund të dilte jashtë kontrollit, ndaj janë marrë në mbrojtje edhe personat e ulur në tribunën VIP, mes të cilëve familjarë të futbollistëve dhe  vëllai i kryeministrit Olsi Rama të cilët u rrethuan me shpejtësi nga forcat e rendit për të shmangur probleme.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Nikollës: U bënë përpjekje për të intimiduar KLSH! Mundëso mbledhjen e “Ekonomisë”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Kuvend, …