Hasani i Gjenevës e Zelenski i Tiranës…

Nga Iva V.GRILLO

Zoti Hasani i regjimit Rama paska bilbilosur sot në Gjenevë për të drejtat e njeriut… ndërkohë që në Shqipëri këto të drejta shkelen me këmbë: arrestime politike, procese të manipuluara ligjore, cënim i pronave private, etj, etj.

Ndërkohë Zelenski, populli i të cilit lufton kundër Putin, paska gjetur kishë ku të falet për samitin e Ukrainēs… tek një diktatoruc i vogël i Ballkanit.

Nuk dihet cilat janë arsyet e këtij teatri ndërkombëtar në qendër të të cilit po vihet në mënyrë qesharake dhe të sforcuar Shqipëria.

Uroj të mos jetë ndonjë barrë ushtarake të cilën Shqipëria nuk ka këllqe ta mbajë dhe që na ekspozon ndaj rreziqesh të mëdha.

Por në çdo rast një gjë është e qartë: përveç të tjerash, dikush po punon natë e ditë që t’i bëjë sa më shumë makiazh regjimit autokratik e të korruptuar të Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Që të mos jemi hipokrit me veten, debitor me historinë dhe hileqar me Zotin

  Alfons Grishaj Largimi në jetën tjetër të personaliteteve politike, shkencore, letrare artistike etj shoqërohet …