Analisti amerikan, Edwart Joseph: Biden gaboi në Tiranë

Intervista me Ddwart Joseph

Unë nuk i kritikoj gjithmonë Shtetet e Bashkuara. Administrata Biden ka gabimet e veta, Sekretari i Shtetit Blinken është i përfshirë në mënyrë aktive në rajon.

Shohim korrespondencën e tij, vizitën e fundit që bëri në Tiranë ku sekretari Blinken shprehu mbështetjen dhe mirënjohjen për Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë SHBA-së.

Kryeministri Rama sigurisht që i meriton këto lëvdata, por ajo çka duhet të shohim nga Shtetet e Bashkuara është që të ngrenë zërin në emër të demokracisë. Sekretari Blinken duhet të ishte takuar me anëtarët e opozitës. Duhet tja kishte bërë të qartë kryeministrit Rama se janë të domosdoshëme zgjedhjet konkuruese, të drejta transparente sepse janë hallka thelbësore e demokracisë.

Duhet një parlament funksional ku të këshillohet, të ketë diskutime sepse kjo përbën thelbin e demokracisë. Shtetet e Bashkuara besojnë në një demokraci konkuruese dhe aktive. Partitë politike mund të kritikojnë lehtësisht situatën dhe në mediat të ketë të njëjtin akses . Ky ishte gabim nga ana e Blinkenit sepse SHBA e humbi mundësinë në vizitën në Tiranë për të takuar të gjitha palët, jo vetëm zotin Rama, në mënyrë që ti jepte johonë parimeve demokratike./Syri.net

About Krye Redaktor

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …