“Charteri i Ramës i krijon idenë Zelensky-t se Shqipëria është një vend i pasur”

Deputeti i PD, Edi Paloka ka komentuar një mesazh të presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të publikuar në rrjete sociale lidhur me vizitën e tij në Shqipëri.

Në mesazhin e tij Zelensky shkruan se “Shqipëria është një vend i pasur”, dhe kjo është komentuar me nota ironie nga deputeti demokrat.

Komenti i Palokës

Zelensky e di Shqiperine “nje vend te pasur”…!!!

Me siguri qe kete pershtypje e ka krijuar prej sheikut tone kryeminister. Charteri gjigand, kostumet e shtrenjta dhe fryrjet prej laci te Rames do ja kene krijuar kete perceptim presidentit ukrainas qe mendon se po aq te pasur duhet te jene dhe shqiptaret dhe vjen per te marre mbeshtetje financiare (siç shkruan).

E ne paguajme…

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …