Në protestën që po mbahet në ‘Rrugën e Shpresës’ kundër arrestimit politik të liderit të opozitës, Sali Berisha ishte anëtari i këshillit kombëtar, Rigels Muçollari. Muçollari është shprehur se ne sot kemi krijuar realitetin e një opozitë të pa kapur e cila nuk shet vlerat e saj.
“Ne sot kemi krijuar realitetin e një opozitë të pa kapur e cila nuk shet vlerat e saj. Ne me shumë mund po ja dalim dhe çdo ditë këtu ka gati 700-1000 mijë veta dhe më të than të drejtën na kanë goditur dhe anatemuar.
Këtu është themeli dhe vlera e një opozite të vërtetë, me 20 shkurt njerëzit na dhanë një mbështetje popullore dhe që nuk e duan këtë pozitë.
Opozita ka për detyrë të qëndrojë të përballet të sakrifikojë, detyra juaj pas këtij pushteti që vjedh zgjedhjet me krimin nuk rrëzohet me votë ky pushtet pasi nuk ka votë ë lirë. Protesta duhet të rikthehet me revoltë me zjarr dhe tym pasi Washingtoni duhet të shikojë se këtu ka njerëz që nuk e duan pushtetin kriminal që sot po është në qeverisje.
Të nderuar qytetarë, marr shkas pasi sot mediat italiane janë sot në këtë protestë, ne jemi një popull që e duam Italinë dhe italianët por nuk pranojmë që një njeri i cili ka për qëllim të fshehë mëkatet që ka bërë në vendin tonë të marrë peng të drejtat e sovranit në lidhje me emigrantët“, tha Muçollari.