Petrit VASILI
Pamjet në VIDEO janë nga Brukseli përpara ndertesës së BE pas protestës së fermerëve dy ditë më parë.
Fermerët protestuan shumë shumë fort duke mos i lejuar zyrtarët e Brukselit as që të hynin në zyrat e tyre, përveçse ndezën zjarre dhe leshuan gjithshka mbi ndërtesat e Këshillit Europian dhe Komisionit Europian.
Kjo protestë ka tronditur të gjithë Europën dhe të gjitha Qeveritë, që kanë bërë veshin e shurdhër ndaj kërkesave të drejta dhe mbijetesës së fermerëve.
Në Shqipëri fermerët janë në mjerim, totalisht të pambështetur dhe po largohen nga vendi për të mbijetuar.
Zyrtarët e huaj në Shqipëri kanë qarë e larë, dhe bënë deklarata shumë të forta edhe për një copë kërpudhë porcelani ne oborrin e Kryeministrisë gjatë protestave të opozitës dhe qytetarëve.
Ndërsa protestat në vendet më të pasura e më demokratike të Europës janë normalitet, këta zyrtarë të huaj ketu në Shqipëri predikonin dokrra demagogjike të influencuara nga diplomacia e havjarit (diplomacia e korruptuar) për protestat e opozitës.
Protestat e drejta, të forta dhe të rrepta kundër korrupsionit dhe mafies qeveritare në Shqipëri janë shpëtim për qytetaret dhe për vendin, që po shpopullohet dhe po plaçkitet pa pushim nga kjo narkoqeveri e kalbur dhe e inkriminuar e Ramës dhe bandës së hajdutëve përqark tij.