Si po na ndryshojnë të drejtat

Nga Redin HAFIZI

Sot Amerika dhe idetë e saj të lirisë e demokracisë janë nën një sulm të ashpër dhe çdo gjë bëhet në emër të parimeve ku Amerikanët besojnë. Pra ka një forcë që po i thotë botës se ku besojnë Amerikanët nuk është e drejtë, duke na e kthyer të drejtën si të kundërligjshme. Kjo forcë lufton kundër besimit Amerikan tek kushtetuta dhe me forcë po kërkojnë që të ndryshojnë kushtetutën Amerikane duke e kthyer nga një dokument që mbron të drejtat e qytetarëve, në një dokument që mbron privilegjet e qeverrisë. Kjo po shpërndahet nën pretekstin e një të ashtëquajture reformë në drejtësi që ka gjetur vend edhe në Amerikë me zgjedhjen e prokurorëve përmes financimeve të George Soros. Ndërkohë në shumë vende të tjera kanë arritur të shkatërrojnë kushtetutën për të kontrolluar pushtetet. Në Shqipëri u ndryshua kushtetuta që të krijohen disa institucione ku marrin pjesë ish hetues dhe funksionarë të lidhur me nomenklaturën e kuqe. Suksesi i elitës është Shqipëria që është kthyer në vendin model për të përzënë qytetarët e vet dhe për të pranuar çdo kamp redugjatësh për krizat e krijuara që të dhunojnë kombe të tjera. Kjo nuk është Amerika, por fryma antiamerikane që elita e ish komunistëve po shpërndan.

Ka një elitë që mundohet të qeverrisë gjithë botën. Kjo është teoria e globalizmit dhe shumë ngjason me “internacionalizmin”. Në fillim duhej shteti nga duhej të niste sulmi dhe patjetër që duhej një superfuqi, por kurrë nuk mund të ishin Rusia dhe Kina, që ende përfaqësojnë sisteme autokratike, por duhej shkatërruar një sistem demokratik ku kushtetuta është baza e ndërtimit të marrëdhënies mes pushteteve. Pra patjetër që globalizmi duhej të udhëhiqej nga USA. Ndërkohë edhe një arsye tjetër ka për këtë, pasi eksponentë të kësaj elite që mbledhjet i bëjnë në Davos, çdo Janar, apartamentet i kanë në Manhattan për të qenë më pranë selisë së OKB. Këtu merren vendimet, që janë diskutuar në Davos, por të iniciuara në apartamentet në New York City.

Sot ka një sulm të fuqishëm mbi besimin se kombet mund të jetojnë. Ka një sulm të fuqishëm edhe mbi atë që njerëzit besojnë në lirinë e tyre. Sot ka një sulm të fuqishëm mbi lirinë dhe dokumentin që mbron lirinë e qytetarëve të thjeshtë. Sot kushtetuta shndërrohet në letër higjenike vetëm që të drejtë të kenë elita e atyre që vendosin për globalizmin. Sot ka një luftë të ashpër kundër Amerikës, në emër të asaj që besojnë Amerikanët dhe kështu kërkojnë të trembin botën dhe qytetarët të mos ndihen. Ndërkohë të gjithë e kuptojmë se krizat janë artificiale dhe krijohen për të bërë një luftë që nuk i duhet askujt. Krizat krijohen dhe qytetarët nuk mund të ankohen, pasi përballë tyre është barrikada e parimeve, lirisë, të drejtave dhe demokracisë.

Ndërkohë askush nuk thotë se përse nxiten konfliktet, përse paqja rrezikohet nga globalistët, pra përse kërkohet OKB të bëhet protagonist kur janë globalistët në shtete të fuqishme? Globalistët ishin me republikanët në kohën e George W. Bush e më pas financuan shumë në administratën Obama, pasi panë që forcat globaliste bashkohen në liderin suprem, atë që bota do dhe është në krye të shtetit më të fuqishëm në botë. Ishte Trump që e prishi këtë formulë dhe deklaroi se nuk ka botë të fortë pa kombe të fortë, pra duke deklaruar sërish lirinë dhe të drejtën e kombeve për të qeverrisur. Në Amerikën e idealeve njeriu është i pari dhe besimi i qytetarit është forca që i jep qeverrisjes përmes votës. Kjo është Amerika e vërtetë, por politika kërkon ndryshim, kërkon shkatërrim global në emër të parimeve. Politika kërkon pushtim mediatik përmes manipulimit që të shkatërrojë pushtetin e qytetarit, atë që u firmos me “We the people”.

About Redaksia

Check Also

Plagosen me armë dy persona në Velipojë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të stacionit të …