Taksa për profesionet e lira/ PD dorëzon sot ankimim në Gjykatën Kushtetuese

Partia Demokratike do të dorëzojë mesditën e sotme ankimimin në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e tatimit me 23% për profesionet e lira.

“Sot ne oren 12:30, anëtarët e Komisionit të Ekonomëse, në emër të Grupit Parlamentar të PD dorëzojnë ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, për ligjin e tatimit 23% për profesionet e lira”, thuhet në reagim.

Sakaq, një ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, njoftoi për hapin në fjalë të demokratëve. Ai u shpreh se, qeveria favorizon oligarkët duke i taksuar 4 herë më pak se qytetarët e tjerë.

“Oligarkët kanë taksa më të ulëta sesa profesionet e lira. Nesër përfaqësues të grupit parlamentar do të dorëzojnë në GJK kërkesën”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dita e Verës është dita e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë vizitës në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, …