Zelensky në Samitin për Ukrainën në Tiranë: Regjimi i Putinit duhet të humbasë

Nga Tirana Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dha mesazhin se tani po përcaktohet rrugëtimi që po ndjek Evropa për brezat e ardhshëm.

Në fjalën e tij në samit, lideri i Ukrainës, u shpreh se Putini duhet të humbasë, pasi “dështimi i tij është siguri për ne”.

Po ashtu Zelensky, tha se Putini detyron edhe kombet e tjera që të bëjnë ashtu siç do ai.

“Është hera e dytë që takohemi. Së pari në Athinë dhe tani në Tiranë. Edi, e vlerësoj mikpritjen tuaj. Të gjithë e kuptojmë që tani po përcaktohet rrugëtimi që do ndjeke Evropa për breza të ardhshëm. Evropa duam të jetë ajo hapësirë ku çdo komb përcakton fatet e vet.

Tani Putini dëshiron të bëjë këtë gjë. Armiqësia që ai bën, duke detyruar kombet që të bëjnë ashtu siç do ai, është një përpjekje për diktat.

Është e rëndësishme për ne që regjimi i Putini të humbasë. Dëshmimi i tij është siguria jonë”, tha Zelensky.

About Krye Redaktor

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …